Momenti kur polici shpëton mrekullisht kolegen nga “shoferi i vdekjes” (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

Një polic atje shpëton kolegen e tij gjatë një momenti që një makinë po i afrohej me shpejtësi të madhe për ta përplasur.

Ata ishin të dy duke qëndruar pranë makinës së tyre në anë të rrugës, në momentin që një makinë tjetër vjen me shpejtësi të lartë drejt tyre.

Efektivi i policisë e tërhoqi menjëherë pranë vetes kolegen e tij, duke e shpëtuar kështu nga pasojat që mund të kishin rezultuar fatale.

Ngjarja u filmua nga kamera e vendosur në makinën e një personi i cili kishte ndaluar pas makinës patrulluese./albeu.com