Mehmeti: Marrëveshja BDI-VMRO, asgjë e re!
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti vlerëson se marrëveshja BDI-VMRO nuk ka sjellë asnjë lloj ndryshimi në politikën shqiptare në Maqedoni.

Sipas saj, në fund të negociatave që zgjatën 40 ditë mes BDI-së dhe VMRO-së, nuk ka ndryshuar hiç gjë, madje edhe emrat janë po ata, informon Lajm.

"Për mua është shumë e pakuptueshme se përse dy parti politike, që kanë qeverisur bashkë dy mandate, duhej të negociojnë për qeverinë 40 ditë. Është absurde dhe në fund çfarë doli, të njëjtat persona do të jenë edhe ministra, të njëjtat figura që kanë qeverisur bashkarsisht" tha Mehmeti.

Ajo këto komente i ka bërë, gjatë debatit me temë “Mjediset urbane- hapësirë për jetë të përbashkët". /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2014, ora 16:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori