Mehmeti: Geshkovska rriti mllefin tek shqiptarët
Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti është shprehur se prokurorja që ka gjykuar rastin "Monstra", Geshkovska ka kontribuarrritjen e mllefit të shqiptarëve, duke bërë që këta të dalin nëpër rrugë për të protestuar.

“Sot, edhe njehere kam theksuar se gjuha nxitese e Prokurores Geshkovska ka kontribuar ne rritjen e mllefit dhe kam thene se per sa kohe gjyqesori jone eshte i kapur nga prokurore te ciket bejne fjalime politike dhe nuk e kerkojne drejtesine, do te ngelemi larg nga integrimi i mirefillte europian dhe euroatlantik, dhe ajo duhet thirrur ne pergjegjesi. Per qetesimin e situates duhet te kontribuojme te gjithe, dhe nuk guxojme te lejojme askend qe ta keqperdore nje proteste te drejte e legjitime per kauza te caktuara politike apo tjeterfare” shkruan Mehmeti në Facebook.

Ermira mehmeti thotë ndër të tjera se ajo që duhet pranuar është se gjyqësori në fakt është pushtet-dënues për shqiptarët./albeu.com/


Shtuar më 07/07/2014, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori