Kevin De Bruyne shpallet lojtari më i mirë i Premier Legue për sezonin 2019/20

Kevin De Bruyne është bërë lojtari i parë i Manchester City që fiton çmimin e lojtarit më të mirë të Premierligës të martën në mbrëmje.

Belgu barazoi rekordin e Thierry Henry në Premierligë me 20 asistime në një sezon të vetëm pasi City përfundoi në vendin e dytë ndaj kampionit të Premierligës Liverpool.

De Bruyne mposhti konkurrencën e Jordan Henderson, Virgil Van Dijk dhe Sadio Mane për ta fituar çmimin individual.

Ai u shpreh tejet i nderuar dhe i kënaqur me këtë çmim.

Në anën tjetër, Trent Alexander-Arnold u shpall si lojtari i ri më i mirë për sezonin që shkoi.


Shtuar 8.09.2020 19:17