Mediet serbe: Ivanov është shembulli më i mirë (FOTO LAJM)

Gazetat serbe e kanë cilësuar presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov, si shembullin më të mirë që duhet të ketë kryetari i shtetit.

Gazeta serbe "Pravda.rs" e ka cilësuar si një akt patriotik refuzimin e Ivanov me eurokomisionerin Hahn dhe tre eurodeputetëve, i cili ka përcjellë se qëndrimet e tij nuk ndryshojnë edhe nëse takohet me Hahn.

Kujtojmë se dje nga kabineti i Ivanov njoftuan se presidenti ndodhet në një takim zyrtar në Hungari dhe se kohënHahn kishte përcaktuar për takimin me Ivanov, ta shfrytëzonte për të takuar protestuesit kundër gjuhës shqipe, gjë e cila u refuzua nga ana e zëdhënëses së BE-së Maja Kociajancic, me arsyetimin se Hahn kishte një agjendë të ngjeshur. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2017, ora 09:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori