Mediat serbe shpikin për presidenten e Kroacisë
Dragan Vuçiveçiv, pronar dhe kryeredaktor i "The Informer" i ka kërkuar falje presidentes kroate Kolinda Kitaroviçit për “skandalin” që kjo gazetë publikoi ditë më parë.

Ai tha se në të vërtetë fotot që janë bërë publike në gazetë nuk kanë qenë të Kitaroviçit, por ishin marrë nga faqe të ndryshme online.

“I kërkoj falje opinionit publik serb dhe atij kroat për incizimet e rrejshme të Kitaroviçit. Ky ka qenë gabimi më i madh në karrierën time”, ka shkruar Vuçiveçiv.

Kryeredaktori i “Informer” ka postuar kërkim-faljen duke mbajtur foto profili çetnikun e njohur serb, Drazha Mihajloviç – Arkan./albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori