mediat ruse nxisin tensione në Maqedoni
Mediat ruse gjithashtu përshkruajnë tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni pas vrasjes së pesëfisht në periferi të Shkupit. Reportazhet dhe shkrimet nga mediat ruse vijnë pas atyre serbe, të cilën vazhdojnë ti kushtojnë hapësirë ngjarjeve të fundit në Maqedoni, duke paralajmëruar tensione ndëretnike dhe konflikt të ri, raporton INA.

E përditshmja "Pravda" disa ditë më parë përmes korrespodentit të saj në rajonin e Ballkanin, ka përshkruar si të tensionuar zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Kjo gazetë gjithashtu është thirrur në burime të sigurisë në Shkup, duke nënvizuar se grupe të armatosura shqiptare vullnetare janë të pranishme në zonën e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës, e cila ishte e njohur për praninë e UCK-së në konfliktin e vitit 2001.

Sipas kësaj gazete, praninë e grupeve të armatosura në këtë zonë e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Kosovës, përmes një zyrtari të saj.

Edhe media të tjera ruse po ndjekin zhvillimetMaqedoni, duke akuzuar si faktor tensionues shqiptarët dhe autorë të mundshëm të vrasjes. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori