Mediat maqedonase: MPJ e Shqipërisë, mbledhje urgjente pas deklaratës së Ivanovit
Agjencia e Lajmeve maqedonase Makfax shkruan se në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë është zhvilluar një takim urgjent mbrëmë fill pas deklaratës së Presidentit Ivanov se pranimi i platformës shqiptare përbën vepër penale, përcjell Albeu.com.

"Burimet bëjnë me dije se autoritetet shqiptare kanë vendosur kontakte me aleatët për t'i vënë në dijeni në lidhje me qendrimin e Presidentit Ivanov", shkruan Makfax.

Lajmi vijon ku theksohet se publikimet për qendrimet e Ivanovit janë në faqet kryesore të portaleve dhe gazetave në Shqipëri duke zënë gjithashtu një hapësirë të madhe edhe në kronikat e lajmeve të televizioneve. /Albeu.com/
Shtuar më 02/03/2017, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori