Mediat greke: Venizellos i tha "jo" Nimicit për "Republika e Epërme e Maqedonisë"
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos i ka thënë "Jo" ndërmjetësuesit të Kombeve të Bashkuara Metju Nimic për emrin "Republika e epërme e Maqedonisë".

Mediat greke që kanë lajmëruar takimin e mes dy zyrtarëve kanë shkruar se diplomati grek ka i thënë ndërmjetësuesit se propozimi i tij i fundit nga prilli i këtij viti nuk është i pranueshëm për Athinën.

Ndërsa "To Vima" shkruan se "Athina mbetet e përgatitur aktivisht për të marrë pjesë në procesin negociues me qëllim të gjetjes së zgjidhjes e cila do të kontribuojë për stabilitetin në rajon dhe do ta hapë rrugën e Shkupit drejt integrimeve euroatlantike".

Gazeta shkruan se Venizellos edhe një herë përsëriti se Athina nuk do të negociojë për ide, të cilat, para së gjithash, nuk përmbajnë përcaktim gjeografik para termit "Maqedoni", dhe së dyti, të cilat nuk kanë të bëjnë me emër për përdorim të përgjithshëm.

"Sipas burimeve diplomatike, shefi i diplomacisë greke e ka informuar Nimicin edhe për takimet e tij me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me ministrin e Punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki. Venizellos ia ka cekur ndërmjetësit se ndaj zgjidhjes së emrit duhet të shikohet në korniza më të gjera të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor dhe se Athina është e gatshme, nëse arrihet zgjidhje e pranueshme e ndërsjelltë, t'i ofrojë ndihmë financiare ekonomisë së Shkupit", shkruan "To Vima".

Duke theksuar se "Nimic kërkoi mirëkuptim të ndërsjelltë nga Greqia dhe Maqedonia", gazeta "Etnos" shkruan se ndërmjetësi dëshiron ta shfrytëzojë situatën kur Venizellos dhe Poposki në të njejtën kohë do tpë jenë në Nju-Jork, nga fundi i shtatorit, për të mbajtur edhe një raund bisedimesh,citon Mia.

Për mediumet lokale është me rëndësi edhe ajo që Vnizellos, vërejtjet e hollësishme greke, Nimicit nuk ia ka dhënë me shkrim, por gojarisht. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori