Mediat greke: Mund të ketë takim të ri Zaev- Cipras
Nëse ka progres në negociatat për çështjen e emrit, nuk përjashtohet mundësia për takim të ri ndërmjet dy kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, shkruajnë mediat greke duke u thirrur në burimet e tyre diplomatike.

Sipas korrespondentit në Vjenë të MIA-s, nga burimet e njejta, në bisedimet e zhvilluara në Vjenë, është arritur përparim dhe menjëherë pas Pashkëve do të vazhdojnë negociatat me takim të ri mes minstrave për punë të jashtme, Dimitrov dhe Kocias.

“Ky përparim do të shfaqet nga përgatitjet gjatë ditëve në vijim, ndërsa dy ministrat do të jenë në kontakt të vazhdueshëm menjëherë pas Pashkëve, ndoshta me ndonjë udhëtim tjetër në Ballkanin Perëndimor, që edhe njëherë të takohen për të shprehur qëndrimet zyrtare të qeverive në Athinë dhe Shkup. Nëse ka rezultate pozitive, nuk përjashtohet mundësia për takim të kryeministrave”, shkruan Agjencia greke “Ana-Mpa”.

Por për takimin e mundshëm eventual ndërmjet Ciprasit dhe Zaevit është folur edhe në televizionet greke dhe lajmet qendrore të tyre.

“Dy ministrat u pajtuan për realizim e takimit të ri dhe nëse ekziston përparim thelbësor, mund të caktohet edhe takim mes dy kryeministrave”, thuhet në televioznin shtetëror ERT. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2018, ora 18:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori