Rama sulmon analistët që e kritikuan: S’kam asnjë dëshirë të bëhem si Enveri

Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në facebook ka shigjetuar analistët, pas komenteve të tyre për ndryshimet në Kodin Penal.

Rama tha se problemi që ata kanë me Kodin Penal nuk ua zgjidh dot as ai vetë, por as zoti.

“Sot është krenaria legjitime për bilancin e derikëtushëm në funksion të mbrojtjes kombëtare. Dua t’ju them se teksa po fillojmë të hapemi nuk duhet ta harrojmë që çdo njeri duhet të jetë i vetëdijshëm që bilanci i sotëm nuk do të përmbyset nëse nuk harrojmë që armiku i padukshëm është gjithkund. Ne vendosëm një kornizë të re masash ndëshkuese.

Ka disa tipa që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë sepse nuk i lë mllefi, ligësia natyrale, apo injoranca dhe besojnë se janë më të zotë.

Këta tipa qofshin ngelësa tipike, apo analistë me profoil të lartë në skype, jo vetëm janë kundër, por u hodhën përpjetë për mbushjen e një vakumi në Kodin Penal.

Nuk kam asnjë problem me ta dhe jo unë po as zoti nuk ia zgjidh dot deri sa të marrin frymë. Kodi Penal ka vetëm një qëllim, mbrojtjen e jetës.

Sot dua të jap një provë të thjeshtë për faktin se ndëshkimet nuk janë ndëshkim as për tu bërë si Enveri, siç më thonë disa, por thjeshtë një domosdoshmëri për ta”, tha Ram


Shtuar 17.04.2020 14:41