“Ramavirusi që vret bizneset”, mbyllen qindra dyqane në Tiranë

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama bëri me dije se po diskutohet që të hiqen plotësisht taksat për biznesin e vogël deri në vitin e ardhshëm. Kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e ish deputetetes së PD, Jorida Tabaku ka publikuar fotot që tregojnë se sot në Tiranë janë me qindra biznese që mbyllen si pasojë e një COVID-19.

“Bizneset mbyllen në rrugët kyç të Tiranës, ndërkohë që me dhjetra biznese të tjera në brendësi të lagjeve janë në zgrip”, shkruan ajo.

Tabaku akuzon kryeministrinn se “për shtatë vjet me radhë banda ne pushtet ka goditur ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Paketat fiskale të drejtuara nga Ramavirusi kanë pasur si synim grabitjen e bizneseve përmes taksave të larta dhe politikave jo stimuluese ndaj bizneseve. Rënia e konsumit dhe rritja e papunësisë ka thelluar edhe më tej varfërinë. Goditjen më të rëndë e ka marrë shtresa e mesme ndërsa ndihma qesharake ekonomike që ishte sa 0.86% e PBB-së nuk shërbeu për kurrgjë.

Biznesi si kurrë me parë është sulmuar, taksat janë rritur, mbi biznesin e vogël është vendosur tvsh, këtë vit fillon dhe fiskalizimi një gjobe prej 53 mijë lekësh për bizneset.

Si pasojë e gjithë këtyre politikave, sot në Tiranë janë me qindra biznese që mbyllen si pasojë e një krize më të thellë dhe të hershme se e COVID-19. Bizneset mbyllen në rrugët kyç të Tiranës, ndërkohë që me dhjetra biznese të tjera në brendësi të lagjeve janë në zgrip. Shqipëria është në një krizë të thellë dhe sistematike dhe ka nevojë për ndryshim në politikbërje dhe vizion për ekonominë”, thekson Tabaku.


Shtuar 5.06.2020 11:01