Mediat e huaja: Kosova përplas Ramën dhe Vuçiç
Mediat e huaja kanë komentuar vizitën e Ramës në Beograd.

"Yahoo" e ka nxjerr si lajm që në orët e para të mëngjesit, duke thënë se kjo vizitë është historike dhe mes dy vendeve, të cilët i ka ndarë historia.

Reuters ka shkruar se në kryeqytetin e Serbisë ka patur përplasje verbale të forta mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit.

Media prestigjoze botërore fokusohet tek deklarata e Ramës për Kosovën.

Sipas Reuters, ka qenë Kosova, një krahinë, që banohet kryesisht nga shqiptarë dhe ish-pjesë e shtetit serb, e cila nga provincë e Serbisë u pavarësua në vitin 2008-të, e përkrahur nga shtetet perëndimore, kur NATO ndaloi spastrimin etnik të shqiptarëve.

Më tej në shkrim theksohet se Rama dhe Vuçiç kanë mbajtur deklarata krejt të kundërta sa i përket Kosovës dhe se miqësi mes shqiptarëve dhe serbëve zor se mund të ketë./dionis xhafa albeu.com/

Shtuar më 10/11/2014, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori