Me rekord prej 124 medalje të fituara në 16 vende, Jahja Kemal mbylli vitin e kaluar shkollorë
Flamuri i Maqedonisë ka valëvitur në mesin e shumë të tjerëve botërorë në olimpiadën botërore, 39 të arta, 30 të argjendta, 35 të bronzta dhe 20 mirënjohje kanë marrë nxënësit nga shkollat në Shkup, Tetovë, Strugë dhe Strumicë.

124 medalje ndërkombëtare në garën e shkollave të mesme dhe gjimnazeve Jahja Kemal në Maqedoni vitin e kaluar. Nga ky numër, 39 të arta, 30 të argjendta, 35 të bronzta dhe 20 mirënjohje.

Nëse në vitin shkollorë 2012/13 kemi pasur 46 medalje, në vitin 2016/17 kemi pasur 118 medalje, theksojnë nga ky kolegj.

Në lëndën e fizikës nxënësit kanë marë pjesë në olimpiada në Bullgari, Rusi e Portugali dhe kanë marrë 5 medalje, në sferën e IT-së në Romani dhe në Japoni kanë marrë nga një të argjendtë dhe të bronztë.

Në sferën e kimisë në Slovaki dhe Republikën Ceke dy nxënëse pjesëmarëse kanë marrë nga një të bronztë, në matematikë kemi marrë 9 të bronzta.

Një nga olimpiadat më interesante ka qenë qëë shtë mbajtur në Najrobi të Kenisë, atje nxënësit kanë marrë të argjendtë dhe të bronztë.

Në Angli gjithashtu pjesëmarës kemi pasur 11 nxënës dhe janë kthyer me 18 të arta, 6 të argjendta dhe 6 të bronzta.

Gjithashtu me një kup të madhe medaljesh nxënësit tonë janë kthtyer edhe nga gara Informatics që është mbajtur në Bukuresht, 9 të argjendta, 14 të bronzta kanë marrë 28 nxënës.

Në maj në shkollën fillore është organizuar një turnir shahu ku kanë marrë pjesë 105 nxënës nga shtatë vende europiane.

Nxënësi Aleksandar Ivanov është kthyer me medalje të bronztë nga olimpiada në fizikë që është mbajtur në Rusi. Në olimpiadën botërore që është mbajtur nën moton Hajde të ndërtojmë të ardhme më të mirë që është mbajtur në Nju Jork kemi marë pjesë me 26 projekte dhe 37 nxënës, 15 prej tyre janë kthyer me medalje, theksojnë kështu nga kolegji Jahja Kemal.
Shtuar më 21/10/2018, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori