Me refuzimin e “28 nëntorit” vdiq Marrëveshja e Ohrit
Me refuzimin e 28 nëntorit si festë zyrtare u dëshmua se Marrëveshja e Ohrit është e vdekur. Ky është vlerësimi i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë. Kjo parti ka vazhduar reagimet ndaj votimit të Kuvendit të Maqedonisë, i cili të hënën refuzoi propozimin për shpallje të ditës së flamurit si festë zyrtare në Maqedoni.

“Kjo flet për rendësin e marrëveshjes së re politike të PDSH-së, që në esencë ka vendimmarrjen konsnsuale dhe dhënien fund njëherë e përgjithmonë mbivotimit të shqiptarëve siç ndodhi dje me rastin e votimit të 28 nëntorit. Habitë edhe hipokrizia e BDI-së sepse ata glorifikojnë Marrëveshjen e Ohrit në ndërkohë që ajo marrëveshje ju pamundëson shqiptarëve realizimin e aspiratave të tyre.

Kërkojnë nga ne që të sigurojmë shumicën dhe harrojnë se ata janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në dhe legjitimitetin që kanë nga shqiptarët e shfrytëzojnë vetëm për të fshehur krimet që bëhen ndaj tyre dhe vrapojnë të bëhen pjesë e amendamenteve të VMRO-së dhe nuk janë në gjendje ti detyrojnë deputetët e VMRO-s të përkrahin një ligj i cili është në të mirë të votuesve shqiptarë”, tha Bekim Fazliu, PDSH.

Është përgjigjur sërish partia në Pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim. Deputeti i saj Talat Xhaferi ka akuzuar se propozimi i PDSH-së nuk është i sinqertë, sepse këtë datë kanë mundur ta fusin në listën e festave zyrtare në vitin 2007 kur kanë qenë në pushtet.

“Si propozues të ligjit, PDSH është dashtë të siguroj shumicë për faktin se ata janë propozues të idesë që ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit të festave të plotësohet edhe me 28 nëntorin, dita e flamurit shqiptarë si festë për shqiptarët në RM. S’do mend se ne ju dhamë mbështetje pa rezervë për atë propozim ligj por duhet të dinë se përderisa kanë ardhë në situatë që të propozojnë ligj, procedurat parlamentare përcaktojnë propozuesin të siguron shumicë që të mund të kaloj ligji.

Kjo është e vërteta. Por fakti është se në debatin e djeshëm u vërtetua se propozim ligji i djeshëm nuk ishte asgjë tjetër se formulim i amendamentit të BDI i propozuar në procedurën për ndryshim dhe plotësim të ligjit për festat në vitin 2006-2007, përderisa PDSH ishte pjesë e pushtetit”, u shpreh Talat Xhaferri, BDI, raporton lajmpress.

Kuvendi i Maqedonisë e refuzoi shpalljen e 28 nëntorit si festë zyrtare në mbledhjen e ditës së hënë, pas një debati të gjatë përplot me akuza dhe kundërakuza. Edhe pse debatuan me tone të larta mes veti, ky propozim pas një kohe të gjatë unifikoi votat e 25 deputetëve shqiptarë të cilët ishin pro, por në të njëjtën kohë unifikoi edhe votat e pozitës dhe opozitës maqedonase të cilët ishin kundër dhe mbivotuan shqiptarët.
Shtuar më 07/03/2012, ora 20:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori