Më në fund gjuha shqipe bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka njoftuar se Liji për Përdorimin e Gjuhëve është shpallur në Gazetën Zyrtare.

Burime nga brenda Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, bëjnë me dije se nënshkrimi është bërë në orët e mbrëmjes së të hënës së 14 janarit.

Ligji për Gjuhët u miratua më 11 janar të vitit të kaluar në situatë të tensionuar mes deputetëve.

Pas votimit në lexim të dytë me 69 vota për, presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov nuk e dekretoi, me arsyetimin e tij të dëshmuar kohët e fundit antisqiptar se ky ligj është "në kundërshtim me Kushtetutën" dhe se është sjellë në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

“Formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë.

Për mosdekretim të ligjit edhe pas votimit të dytë, Prokuroria Publike Themelore ka hapur lëndë për Ivanovin, në të cilën do të veprohet për dy padi penale.


Shtuar më 15/01/2019, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori