Milani nuk ndalet, “shkel” Sampdorian dhe siguron Evropën (VIDEO)

Milani po kalon një formë të jashtëzakonshme pas pushimit të pandemisë në Serie A.

Rosonerët nuk kanë asnjë humbje dhe sot kanë mposhtur edhe Sampdorian me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së parafundit.

Dyshja Ibrahimovic – Calhanoglu po funksionojnë për mrekulli dhe ishin protagonist edhe në sfidën e sotme.

Suedezi shënoi dy herë (4’dhe 58’) dhe asistoi te goli i turkut në minutën e 54-të.

Golin e katërt për Milanin e shënoi Leao në minutën e dytë shtesë të ndeshjes.

Për Sampdorian golin e vetëm e shënoi Askildsen në minutën e 87-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e gjashtë me 63 pikë, një më pak se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.


Shtuar 29.07.2020 19:50