EMRI/ Vritet në Gjermani ish-kampioni shqiptar i boksit

Të shtunën në mëngjes rreth orës 8.30, punonjësit e hekurudhës gjetën një person të vdekur në stacionin Gunzenhausen, raportoi gazeta gjermane BILD. Ai ishte shtrirë në shtratin e pistës pranë platformës 2.

Mësohet se viktima është ish-kampioni i boksit Liridon B. 23 vjeç. Liridoni me origjinë shqiptare, është kampion i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë). Ai u konsiderua një shpresë e madhe për të rinjtë në TV 1880 Gunzenhausen.

Sipas trajnerit të tij, Ralf Markert, ai së fundmi ishte rikthyer sërish boksit, pas një shkëkuptjeje pasi kishte hyrë në rrugë të gabuara, me shokë mashtrues, dorgë, madje dhe burg.

“Pas burgut ai erdhi tek unë për stërvitje sepse donte të provonte boksin përsëri. Ai premtoi se nuk do të bënte më asgjë të paligjshme” tha trajneri.

Sipas Bild, në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridon B. ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M. 23 vjeç, gjithashtu rekord droge. Ish-boksieri goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.

Më pas dhe Liridon B. mori goditje me thikë. Se çfarë ndodhi atje, ende është e paqartë. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.01.2023 07:53