Më 28 nëntor, Kumanova ju pret kuq e zi
Pëlqej
Flamuri shqiptare
Me moton, Kumanova thërret në bashkim, me 28 nëntor, rinia kumanovare organizon një manifestim madhështorë për të shënuar ditën e flamurit kombëtarë dhe ditën e pavarësisë së Shtetit Shqiptarë.

Riza Jonuzi, organizator i këtij manifestimi deklaroi se, manifestimi do të mbahet në qendër të Qytetit të Kumanovës, ku do të bëhet shpalosja e një flamuri gjigant me shqiponjën dykrenare në qendër të qytetit.

Që festa të jetë e plotë, organizatorët janë kujdesur që të pranishmit ti argëtojnë edhe artist të shumtë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Në mesin e artistëve të shumtë nga Shqipëria, do të jetë i pranishëm edhe i madhi Reshat Arbana, Sh.K.A Kaçaniku dhe Rapsodët nga Ferizaj, Xhezair Elezi, Aziz Murati, Dritëro Shaqiri, Adnan Daci, Drita Musliu, Gjyle Çollaku, Fatmire Mjaku Selajdin Miftari, Adrian Gaxha, Adelina Tahiri, Bertan Asllani, Shpend Latifi, Sunaj Raimi, Avi Foleja, Avi Hareja, Shpresim Zylbeari dhe Hidaver Osmani.
Shtuar më 26/11/2010, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori