Më 23 shkurt shqiptarët protestojnë në Shkup
Pëlqej
Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë Shqiptarë mban protestë më 23 shkurt në Shkup, në shenjë revolte kundër të gjitha proceseve të fabrikuara që nga viti 2001, aktgjykimeve në bazë të dëshmitarëve të fshehur-shpifur dhe kundër dhjetëra shkeljeve procedurale për sjelljen e vendimeve- dënim me burg të përjetshëm për dhjetëra shqiptarë.

Po ashtu në këtë protestë do të kërkohet rigjykim për rastin “Alfa”, “Lagja e Trimave” dhe shumë raste të tjera.

Protesta, e cila mbahet me moton “E vërteta në shesh, në burg dergjen njerëz-prindër të pafajshëm”, fillon në ora 13.00 në sheshin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Shtuar më 19/02/2018, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori