McCain jep alarmin: Situata në Maqedoni ka dalë jashtë kontrollit
Senatori republikan, John McCain, ka dhënë alarmin se situata politike në Maqedoni ka dalë jashtë kontrollit.

Ai i ka bërë thirrje politikanëve të bashkëpunojnë pasi dështimi i Maqedonisë nuk është në interesin e askujt.

"Jam i shqetësuar për Maqedoninë. Nuk parashikoj luftë ose konflikt, por them se tensioni është i madh dhe situata ka dalë nga kontrolli dhe kërkon angazhim të madh nga ana e SHBA-së, por edhe nga BE-ja", ka paralajmëruar McCain gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës". /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2017, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori