Mbytet 15 vjeçari në lumin Pçinja, të Kumanovës
Pesëmbëdhjete vjeçari është mbytur mbrëmë në ujërat e lumit Pçinja, të Kumanovës, njofton Policia.

Sipas informatave të para nga SPB Kumanovë, personi i lindur në vitin 2004 bashkërisht me një moshatar dhe me dy fëmijë të tjerë të mitur, rreth orës 16:15 kanë hyrë në lumin e Pçinjës, ku dhe njëri prej këtyre është mbytur.

Prokurori publik është njoftuar dhe është bërë ekspertiza.
Shtuar më 19/08/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori