Mbyllet qendra e votimit në Studeniçan, kjo është arsyeja
Vendvotimi 2344 në komunën e Studeniçanit mbetet i mbyllur. Ky vendvotim numëron 74 votues dhe ndodhet në fshatin Gaber.

Sipas informatave nga banorët e Studeniçanit, hapja e këtij vendvotimi është penguar nga banorët e këtij fshati për shkak se vendvotimi është paraparë të jetë brenda hapësirave të xhamisë së atij fshati.

Banorët e asaj zone kanë bërë përgatitje brenda Xhamisë për muajin e Ramazanit, dhe për këtë shkak nuk kanë lejuar që hapësirat brenda të shfrytëzohen për të votuar, shkruan Alsat.

Në 30 vendvotimet tjera që ndodhen në teritorin e Studeniçanit procesi zgjedhor po rrjedh në mënyrë të qetë.
Shtuar më 21/04/2019, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori