Mbyllet paralelja shqipe në Lisiçe
Mbyllet paralelja në gjuhën shqipe në shkollën fillore "Goce Dellçev", në fshatin Lisiçe e Epërme të Komunës së Aerodromit. Deri tani, në këtë shkollë patën ekzistuar 3 paralele të kombinuara, por prej tani nxënësit shqiptar të këtij fshati do të jenë të detyruar të mësojnë në dy paralele, në njërën prej tyre do të mësojnë së bashku klasa e parë, e dyta dhe klasa e tretë, kurse në paralelen tjetër klasa e 4 dhe e 5-të.

Nga e gjithë kjo situatë pësoi edhe mësuesi Rufki Loku, i cili pas shumë vitesh në këtë shkollë, tani është shpallur si tepricë teknologjike, njofton Alsat-M.

"Komuna e Aerodormit nuk bën financimin e kësaj paralele, vitin e kaluar e financuan paralelen me 5 nxënës dhe kombinimin që ishte me 23 nxënës, por këtë vit nuk e bënë dhe me këtë rast mua më shpallën tepricë teknologjike. Arsyet këto janë, vitin e kaluar kemi punuar me 5 nxënës, por këtë vit me 6 nxënës e kanë mbyllur 1 paralele dhe thonë se duhet të mbahen 3 klasë me 1 paralele, klasa e parë, e dytë dhe e treta që do të numërojë 36 nxënës me një paralele d.m.th edhe ata që mësimin duhet ta realizojnë nëpërmjet lojës, dhe ata në klasën e dytë dhe të tretë me një klasë do t’i mësojë një mësues, kurse klasa e katërt dhe e pestë do t’i mësojë një mësues", tha Rufki Loku, mësues

Prindërit e fëmijëve të SH.F "Goce Dellçev" thonë se një kombinim i tillë është jashtë kornizave të normales pasi sipas tyre është e palogjikshme që një mësues t’ju kushtojë vëmendje nxënësve të klasës së parë dhe atyre të klëasës së dytë e të tretë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2012, ora 16:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori