Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, Zaev kërkon mbështetje për Ramiz Merkon
Pëlqej
Mbrëmë kanë përfunduar me sukses bisedimet për koalicionin mes BDI-së dhe LSDM-së për kreun e komunës së Strugës dhe nga sot strukturat partiake të LSDM-së në qytetin e Strugës do të jenë në mbështetje të kandidatit të BDI-së për qytetin e Strugës, Ramiz Merko.

Ndërkohë që mësohet se ditën e enjte në qytetin e Strugës kryeministri Zoran Zaev do të mbajë një tubim para qytetarëve të kërkojë mbështetje nga struganët për Ramiz Merkon.

Me këtë bashkëpunim, ky koalicion do të jetë fitues i sigurtë në rrethin e dytë në komunën e Strugës duke lënë prapa koalicionin e bërë ditë më parë mes ASH dhe Lëvizjes Besa.
Shtuar më 21/10/2017, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori