Mbyllen pikat kufitare me Greqinë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Tre vendkalimet kufitare që çojnë drejt Greqisë do të mbyllen për shtetasit e Maqedonisë, të cilët nuk kanë udhëtuar gjatë vitit të kaluar në Greqi. Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar në mëngjes se nga pala greke ka marrë informacion ku për shkak të problemeve teknike në sistemin e kalimit kufitar grek, në Greqi mund të hyjnë vetëm veturat dhe personat, shtetas të Maqedonisë të cilët gjatë këtij viti kanë hyrë më së paku një herë në Greqi, njofton Zhurnal.

Për hyrje dhe dalje nga Greqia nuk do të ketë problem për qytetarët tjerë.

Pala greke beson se brenda ditës së sotme do ta zgjedhë këtë defekt në sistemin e kalimit kufitar dhe prej ditës së nesërme do të fillojë sërish qarkullimi normal i qytetarëve të Maqedonisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2013, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian