Mbyllen 6
bastore pa leje pas një kontrolli të kryer nga ana e zyrtarëve policorë dhe inspektorëve të DAP në lidhje me Ligjin e lojërave të
fatit,
bastoreve dhe lojërave argëtuese.
Në bastorët
ilegale, inspektorët kanë konstatuar se organizatorët e
bastoreve kanë pasur punëtor me pult të cilët kanë paguar dhe kanë dhënë dokumentacion tjetër për bast. Asnjëri prej organizatorëve të basteve nuk ka pasur licencë dhe leje tjetër për rregullimin e lojërave të
fatit. Inspektorët nga DAP kanë kryer kontroll në gjendjen e realizuar me bastorët, mjetet, paratë nga prometi ku kanë shënuar procesverbale dhe dokumentacione tjera të nevojshme, transmeton zhurnal.
DAP mbylli dy
bastore jo legale në Kërçovë dhe në fshatin Strelci, tri
bastore ilegale në fshatrat e Strugës Veleshtë dhe Koroshishtë dhe një në Dibër.
DAP ka konfiskuar gjithashtu para, televizorë, kompjutera, monitorë, printera dhe pajisje të tjera tjera. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2015,
ora 11:52