Mburret Gruevski: Interesi i madh i investitorëve të huaj
Pëlqej
"Gjithnjë e më lehtë dhe më lehtë shkon puna dhe do të shkojë me tërheqjen e investimeve të huaja, si rezultat i përvojës së ekipit të investimeve në krahasim me pesë apo gjashtë vite më parë dhe zërin e përhapur për Maqedoninë në mesin e investitorëve të huaj".


Kështu është shprehur kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për të përjavshmen maqedonase "Republika". Sipas numrit një të qeverisë së Shkupit, falë punës reklamuese në televizionet më të famshme në botë Maqedonia po mund të thithë gjithmonë e më shumë investitorë të huaj.

"Çdo vit më shumë kompani mësojnë për ne. Dhe përmes roud-showve dhe nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta me ekipin e investimeve me kryetarët e kompanive dhe përmes reklamave mediale të cilat i bëjmë në CNN, dhe në media të tjera ndërkombëtare, por edhe kur transmetohet gojarisht. Kur një kompani do të vijë këtu ose do të vijë në roud-shoutë tona, dhe do të tregojë se çka dëgjon nga tjetra. Ndoshta është më e vlefshme, të transmetohet gojarisht. Ashtu që, interesi është më i madh" vijoi Gruevski. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori