Mbrëmjet strugane të poezisë dhe gjuha e paligjshme?
Pëlqej
nga Vait Ajro

Ne korrik të vitit 1961 me rastin e manifetimit të publikimit të revistës kushtuar vëllezërve Miladinovci nga Struga lindi idea për organizimin e festivalit të poezisë në Strugë.

Me mbështetjen e shumë shoqatave dhe organizatave kulturore të asaj kohe, gjithashtu me përkrahje të organeve shtetërore qendrore dhe lokale u bë e mundur që të fillojë një manifestim kulturor të quajtura “Mbrëmjet strugane të poezisë”. Nga viti 1966 e deri me sot ky manifestim kulturor me karakter ndërkombëtar ka ndarë çmimin prestigjioz “Kurora e artë” që e kanë fituar poetë të njohur nga bota, rajoni dhe vendi.

Me rëndësi është, të theksohet se ky manifetim kulturor paraqitet si organ i pa varur shtetëror për kulturë, i themeluar nga shoqata dhe organizata kulturore të pushtetit vendor të asaj kohe dhe që Ministria e Kulturës e ka trashëguar dhe e ka zhvilluar në manifestim me karakter nacional dhe me inters ndërkombëtar, që udhëhiqet nga Këshilli drejtues, Drejtori zgjidhet me shpallje publike dhe me zgjedhje nga Ministria e Kulturës. Anëtarët e Këshillit drejtues propozohen shumica nga Ministria e kulturës dhe një anëtar ka të drejtë Komuna e Strugës.

Manifestimi “Mbrëmjeve strugane të poezisë” ka bërë të njohur së pari qytetin e Strugës dhe më pas Republikën e Maqedonisë. Ndërkombëtarizimi i manifestimit bëri që në vitet e hershme qyteti të lulëzojë me investime dhe ineres për zhvillim ekonomik e sidomos të zhvillimit të turizmit. Qyteti i Strugës me këtë manifestim prestigjoz mbanë vulën e një pike referimi për fjalën e shkruar poetike dhe të një manifestimi grandioz, kushtuar poetëve në shkallë ndërkombëtare.

Duke u nisur nga këto rrethana për rritjen dhe zhvillimin e këtij manifestimi kanë kontribuar së pari qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në veçanti qytetarët e Komunës së Strugës, me çka sot krenohen institucionet qendrore dhe sidomos ambasadat e RM nëpër botë. Pra, kur bie fjala për qytetarët, këtu zënë vend dhe shqipatrët të cilët që nga themelimi dhe deri më sot kanë kontribuar dhe kanë meritat e tyre për një festival ndërkombëtar si ky i “Mbrëmjeve strugane të poezisë”.

Sipas kohës dhe pushteteve me radhë, ka ndryshuar dhe struktura edhe organizimi i manifestimit. Vlenë të theksohet se, pas disa dekadave nga viti 2007 dhe deri më sot shqiptarët kanë përfaqësuesit e tyre në këtë institucion, mirpo si zakonisht ata janë të privuar me përdorimin gjuhës amtare për shkak të (pa)ligjshmërisë të përdorimit të “gjuhëve që e flasin më shumë se 20% e popullatës së Maqedonisë”!? Këtu fillonë dhe përfundonë agonia e një gjuhe që edhe Ligji për përdorimin të gjuhëve bashkë me Kushtetutën e RM-së nuk e përmendin me emër gjuhën në të cilën e flasin shumica qytetarëve të Strugës, gjuhën shqipe.

Cila është gjuha e paligjëshme?

Gjuha që flasin qytetarët e maqedonisë mbi 20% ka të drejtën e përdorimit sipas Kushtetutës në kapitullin Dispozitat e përgjithshme, nëpër organet shtetërore dhe organet e administrimit lokal, ku thuhet:

"Neni 7 i Kushtetutës: Në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Në njësitë e vetadministrimit lokal, në të cilat si shumicë jetojnë pjesëtarët e kombësive, në përdorim zyrtar krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik, janë edhe gjuha dhe alfabeti i kombësive në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në njësitë e vetadministrimit lokal, në të cilat në numër të konsiderueshëm jetojnë pjesëtarët e kombësive, në përdorim zyrtar krahas gjuhës maqedonase dhe alfabetit cirilik, janë edhe gjuha dhe alfabeti i kombësive, në kushte dhe në mënyrë të përcaktuara me ligj”

Kurse, sipas Ligjit përdorimin e gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve e Republikës së Maqedonisë të miratuar në vitin 2008-të, thuhet:

“Neni 2: Në organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë mund të përdoret edhe gjuha zyrtare e ndryshme nga gjuha maqedonase në pajtim me këte ligj” dhe kapitulli-15 Kultura thotë: “Neni 54: Ministria e Kulturës për realizimin e interesit nacional nëpajtim me programin nacionalal, shpall konkurese publike....., Neni 55: Pllakata e ndarë në pajtim me ligjin fituesëve të titullit Ambasador i RM....., Neni 56: Bibliotekat lokale në njësitë e vetëadministrimit lokal....”

Pra, Kushtetuta e RM-së lejon përdorimin e gjhuhës shqipe, por të rregulluar me ligj! Kurse Ligji nuk e rregullon mjaftueshëm dhe as që e përmend mënyrën e përdorimit të gjuhës për organet shtetërore në rastin konkret për manifestimet kulturore të organizuara nga organet shtetërore në teritorin e pushtetit vendor ku shumica e popullatës është shqiptare, në rastin konkret si Mbrëmjet strugane të poezisë!?

Nëse nisemi nga fakti se, e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe nuk është e sanksionuar me ligje dhe mundësia e përdorimit të sajë nuk shkruhet në ligje, në këto rrethana lindin probleme serioze dhe shumë punë për të realizuar nga ana e politikës dhe partive politike parlamentare shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë.

Në këtë rast, gjuha e “paligjëshme” gjatë këtij manifetimi kulturor na del që është gjuha shqipe! Absurde në plan të parë, por reale dhe “de Jure” në anën tjetër. Pra gjithmonë mbetet të veprohet, me faktin se, kur Ligjet e ketij shteti nuk e ndalojnë përdorimin e gjuhës shqipe, mvaret nga shprehja e vullnet të mirë e institucioneve qendrore për përdorimin e gjuhës së “paligjëshme” ose, u dashka të jetë udhëheqës kuadri shqiptar që pastaj të përdorë atë.

Si do që të jetë këtu kemi të bëjmë me mosrespektim të plotë të Kushtetutës së RM-së, pa marrë parasyshë a është rregulluar me ligj ose jo, sepse në fund të fundit vetë një mjet komiunikimi është dhe manifestimi kulturor në fjalë gjithësesi zhvilohet në njësinë e vetadministrimit lokal, ku shumica dërmuese është popullata shqiptare, përndryshe çfar kuptimi ka vendi i ngjarjes?!

Mbetet që, iniciativa e ngritur më parë nga anëtarë shqiptar të Këshillit drejtues të “Mbrëmjeve strugane të poezisë” dhe kërkesa që do ti drejtohet së shpejti Ministrisë së Kulturës për intrerpretim ligjor të përdorimit të mundshëm të gjuhës së “paligjshme” në manifestimet kulturore të organizuara nga organet shtetërore në njësitë e vetadministrimit lokal, ku shumica e qytetarëve është shqiptare, të japë zgjidhje këtij labirinthi administrativ.

Ja vlenë të përmendet mundësia e ndryshimit të ligjeve në Kuvendin e Maqedonisë dhe atë në rastin konkret kur në vitin 2011 u plotësua Ligji për përdorimin e gjuhës që flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë, me çka u mundësua përdorimi i gjuhës nga persona zyrtarë të emëruar nga Kuvendi i Maqedonisë. Pra, iniciativat e ngjajshme dhe politikat e shëndosha në interes të qytetarëve mundet të sjellin paqë, drejtësi dhe harmoni në këtë vend.

Kurse mundësia tjetër edhe më reale dhe më normale do të ishte decentarlizimi i plotë i organeve shtetërore me aktivitet e tyre në njësitë vendore. Pra do të ishte e preferuar si mundësi ligjore dhe normë kushtetuese që ky manifestim të organizohet edhe nga Komuna e Strugës me të njëtin karakter dhe domethënie, sigurisht e finasuar nga të dyja pushtet.



Autori është anëtar i Këshillit drejtues në manifestin “Mbrëmjet strugane të poezisë” në Strugë
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori