Mblidhet sot kryesia e BDI-së, a do ia japë Ahmeti 10 mandatet Zaevit?
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim pritet të mblidhet sot në orën 17.30 në selinë qendrore në Reçicë të Vogël, ku pritet të diskutohet mundësia për t'i dhënë LSDM-së 10 mandatet e BDI-së dhe për t'i hapur rrugën legalizimit të Zaevit për mandatin e ri për formimin e Qevrisë.

Mbledhja e kryesisë së BDI-së vjen menjëherë pas takimit që realizoi mbrëmjen e djeshme kreu i BDI-së Ali Ahmeti me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Ata folën për disa cështje të rëndësishme si dhe për zyrtarizimin e gjuhës shqipe. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori