GJKKO dënon me 12 vjet burg ish-shefin e policisë, miqësia e tij me Habilajt

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 12 vite burg ish shefin e policisë, Sokol Boden. Bode akuzohet për trafikun e mbi 3 ton kanabis nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit Habilaj.

Ai ka qenë ish-drejtor i Postës Kufitare në Dhërmi. Prej kohësh, Bode ka qenë i njohur për opinionin publik, pasi iu publikuan fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj. Kujtojmë se nga posti i drejtorit të Postës, në 2017 ai u bë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Shkodër.

Sokol Bode ka qenë pjesë e hetimeve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri bashkë me kolegët e tij, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohila, ky i fundit ndodhet në arrati.


Shtuar 22.04.2022 11:12