Mbledhja e BDI-së, në pritje të vendimit
Lideri, nënkryetarët dhe deputetë kanë arritur në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël, për të dhënë vendimin përfundimtar se me cilën parti fituese të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, do të hyjë në koalicion kjo parti.

Ndërkohë, deri më tani mësohet se në selinë e BDI-së kanë ardhur Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Izet Mexhiti, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe të tjerë.

Pas diskutimit mes antarëve të BDI-së, sot pritet të bëhet publike vendimi përfundimtar për cilin nga pesë opsionet e mundshme do të vendos kryesia e kësaj partie.

Ndërkohë, sonte në mesnatë skadon edhe afati i mandatarit Nikolla Gruevski për formimin e qeverisë së re. /albeu.com/

Shtuar më 29/01/2017, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori