Mbillen 5 mln fidanë në Ditën e Drurit
Me moton "Mbill shëndet! Mbill ardhmërinë tënde!" në ditën e Drurit do të mbillen pesë milionë fidane në mbarë Maqedoninë.

Me rastin e këtij aktiviteti, Qeveria këtë ditë e ka shpallur ditë jopune, por punonjësit dhe administratorët, përfshirë edhe shkollat, spitalet dhe institucionet e tjera janë përfshirë në aktivitet në terren.

Në këtë aksion do të pyllëzohen sipërfaqet e djegura, lokalitete në afërsi të mjediseve rurale dhe urbane, lokacione përreth liqeneve natyrore dhe afrtificiale në territorin e vendit.

Ky është aksioni i 12-të i realizuar nga Qeveria, ndërsa aksioni i parë "Dita e drurit" u realizua më 12 mars të vitit 2008 kur u mbollën dy milionë fidane./albeu.com/
Shtuar më 27/11/2013, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori