Papa Françesku mesazh rusisht: Lufta është dështim i njerëzimit dhe politikës

Papa Françesku ka postuar një mesazh kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, përmes një statusi në Twitter, në ukrainisht, rusisht dhe anglisht, duke thënë se “çdo luftë e lë botën tonë më keq se më parë”.

“Lufta është një dështim i politikës dhe njerëzimit” shtoi ai, duke e quajtur atë një “kapitullim të turpshëm, një disfatë therëse para forcave të së keqes”./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 20:14