Ky është vrasësi me pagesë që eliminoi ish-drejtorin e Tensionit të lartë të Veriut (FOTO LAJM)

Personi që shihni në fotografi është Dorjan Keqi, autor i dyshuar për vrasjen e ish-drejtorit të Tensionit të lartë të Veriut, Sajmir Jakut.

Keqi u arrestua nga policia e Lezhës, disa vite pas krimit të rëndë.

Kujtojmë se ngjarja kriminale ku u vra Jaku dhe u plagos një shok i tij ndodhi në Mirditë më 9 shtator të 2016-ës.

Gjithashtu bëhet me dije se në banesën e vrasësit me pagesë, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM./albeu.com/


Shtuar 26.07.2022 11:03