Mbi 28 mijë votues fshihen nga lista zgjedhore, shumica shqiptarë
Nga gjithsej 21.029 sa janë paraqitur, 20.629 emigranë janë pranuar në listën e votuesve që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të votojnë në njësinë e shtatë për zgjedhjen e tre deputetëve të diasporës, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Zgjedhjet në diasporë do të mbahen më 10 dhjetor, një ditë para zgjedhjeve që do të zhvillohen në vend, ndërsa do të votohet në gjithsej 41 përfaqësi diplomatike-konsullare të Republikës së Maqedonisë.

Numri më i madh i votuesve janë paraqitur në Bernë; 4256 gjithsej, në Venecia; 2724, në Detroit; 1170, Nju Jork; 1168, Melburn; 1112, Romë; 1078, ndërsa në metropolet e tjera botërore dhe evropiane nga më pak se 1000 votues në secilën prej tyre.

Duke pasur parasysh numrin e lartë të votuesve të paraqitur në Bernë dhe Venecia, KSHZ do të rrisë numrin e vendvotime me tre vendvotime shtesë në Bernë dhe dy të tjera në Venecia.

Bashkë me paraqitjen e votuesve në diasporë, më 11 nëntor përfundoi edhe afati për paraqitjen e 29.858 votuesve të vlerësuar si votues të dyshimtë të cilët u fshinë nga lista e votuesve gjatë kontrollit të kaluar.

Në afatin e dytë, siç njofton zyrtarisht KSHZ është paraqitur një numër tejet I vogël dhe vetëm 1.517 votues të cilët u fshinë tani do të rikthehen në listën e votuesve, ndërsa pjesa tjetër prej më shumë se 28 mijë votuesve nuk do të jenë në listën e votuesve të 11 dhjetorit.

Sipas burimeve partiake pjesa më e madhe e këtyre votuesve të fshirë nga lista, janë shqiptarë që gravitojnë në njësinë e gjashtë dhe të dytë zgjedhore, transmeton Shjenja.

Lista përfundimtare e votuesve do të përmbyllet më 26 nëntor. /albeu.com/

Shtuar më 15/11/2016, ora 18:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori