Mbi 150 emigrantë sirianë kapen në një vagon treni
Pëlqej
Mbi 150 emigrantë ilegalë sirianë janë kapur mbrëmë nga policia në një vagon treni afër Velesit.

Bëhet me dije se ata kanë qenë të fshehur në një vagon, që përdoret për të mbajtur qymyr për kompaninë "Feni" të Kavadarit.

Në mesin e emigrantëve ka patur edhe gra, fëmijë dhe pleq, transmeton Zhurnal.

Sirianët janë marrë nga policia dhe janë dërguar në qendrat e destinuara për azil. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori