Maqedonia ndalon eksportin e farave të lulediellit

Në seancën e të enjtes Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar vendimin për ndalesën e eksportit të farave të lulediellit.

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Ekonomisë, kanë dorëzuar vendim për plotësimin e Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuar, me të cilin i kanë propozuar Qeverisë së RMV-së kufizimin e eksportit të tarifës së re me shenjë 1206-00 fara luledelli, duke përfshirë ato të grimcuara ose të pagrimcuara.

“Afati i aplikimit të këtij numri tarifor do të vazhdojë të jetë i vlefshëm deri më 31 dhjetor 2022, siç është përcaktuar në Vendimin për kufizime në eksportin e mallrave të caktuara (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 166/22), me numër 41-5943/1 datë 20.07.2022”.
“Arsyeja e plotësimit të Vendimit për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara me kodin tarifor 1206 00 – farat e lulediellit, përfshirë të thyera apo të grimcuara, është që të mundësohet pas përfundimit të vjeljes, e cila duhet të fillojë në gjysmën e dytë të gushtit, fillimisht të furnizohet tregu vendas, gjegjësisht kapacitetet vendore për prodhimin e vajit ushqimor nga farat e lulediellit”, thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Nga ministria shtojnë se në vitin 2022 presim prodhimtari prej 11.800 ton të farave të lulediellit, duke shtuar se ka sasi të mjaftueshme për mbulim për dy muaj për nevojat vendore.