“Firma e fundit…”, Berlusconi i shiti Monzën manjatit grek pak ditë para se të ndërronte jetë

Silvio Berlusconi ka marrë një vendim të rëndësishëm për klubin e Monzës, pak para ndarjes së tij nga jeta.

Mediat italiane raportojnë se ai ia ka shitur klubin manjatit grek Evangelos Marinakis, me firmën që është hedhur nga ish-presidenti i Milanit vetëm para pak ditëve.

Botuesi dhe pronari grek i anijeve, ai zotëron një nga flotat tregtare më të mëdha në botë të trashëguar nga babai i tij, si dhe TV, radio dhe gazeta, tashmë zotëron Olympiacos në Greqi dhe Nottingham Forest në Angli, por është ende në kërkim të klubeve të reja për të investuar.


Shtuar 13.06.2023 17:10