Shumë qytetarë të Maqedonisë marrin shtetësi të
huaj, më së shumti gjermane.
Sipas MPB, numri i
atyre që marrin shtetësi të
huaj është thuajse i barabartë me numrin e
atyre që marrin shtetësi të Maqedonisë.
“Vitin e kaluar 2120 persona kanë bërë kërkesë për nënshtetësi. Në bazë të lindshmërisë shtetësinë e Maqedonisë e kanë marrë 1270 persona. Ndërkaq, vendim për ta hequr nënshtetësinë e Maqedonisë kanë marrë 1215 persona”, thotë MPB.
Vetëm vitin e kaluar e kanë lënë shtetësinë e Maqedonisë 1.102 persona. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014,
ora 11:30