Mbetet në izolim, dalin testet për Ministrin e Shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka marrë sot rezultatet e testimit të COVID-19, sipas të cilave ai ka rezultuar negativ.

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një komunikate ka informuar se, sipas vlerësimeve të epidemiologëve, Filipçe nuk ka qenë në rrezik, por sidoqoftë ai ka vendosur që të mbetet në vetëizolim, njofton Portalb.mk.

“Rezultatin negativ e kam marrë pas ditës së tetë nga vetëizolimi në të cilin mbetem deri në përfundimin e inkubacionit prej 14 ditësh. Të gjitha aktivitetet e mia dhe menaxhimi i krizës së koronavirusit në vend dhe në javën e kaluar zhvillohen në mënyrë të pandërprerë”, ka thënë Filipçe.

Ai ka shtuar se, respektimi i masave ka dhënë rezultate deri më tani, duke shtuar se nëse vazhdojmë t’i respektojmë ato, shumë më shpejtë do ta tejkalojmë këtë situatë.

Venko Filipçe, i është nënshtruar vetëizolimit shtëpiak, pasi kishte pasur kontakt me kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili më 16 prill u diagnistifikua me koronavirus.
Shtuar më 23/04/2020, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori