Mbërrin dimri, -5 gradë në Maqedoninë Lindore
Pëlqej
E premtja ka qenë një ndër ditët me temperaturat më të ulëta në pjesën Lindore të Maqedonisë. Në disa vende termometri ka shënuar disa gradë nën zero. Temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë, -5 gradë Celsius. Dita ka qenë e ngjashme edhe në Kriva Pallanka, Lazaropole dhe Mavrovë. Në Shkup, ndërkaq, temperatura ka qenë zero gradë. Edhe ditët në vijim do të jenë po njëlloj. Maksimalja nuk do të kalojë 18 gradë Celsius. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori