"Mbajini fëmijët në sediljen e pasme"
Ministria e Punëve të Brendshme doli me apel për shoferët dhe prindërit të cilët fëmijët e kanë praktikë t’i ulin në ulësen e përparme të veturës.

“Vendi i udhëtarëve më të vegjël në automjet, gjithmonë është në ulësen përkatëse, atë të pasmen.

Në rast të fatkeqësisë rrugore, jastëkët e ajrit hapen për 1/20 e sekondës me shpejtësi mbi 300 kilometra në orë.

Varësisht nga mosha e fëmijës, kjo mund të shkaktojë lëndime serioze”, thuhet në apelin e MPB-së.
Shtuar më 21/08/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori