Mbahet seanca për rastin TNT
Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-s “TNT”.

Lënda ka të bëjë me shkatërrimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski. Që të 7 të akuzuarit, mes të cilëve edhe ish kryeministri dhe ish kryetar i VMRO-DPMNE-s Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe ish kryetari i komunës së Gazi babës, Toni Trajkovski, janë deklaruar të pafajshëm.

Gjykata Supreme javën e kaluar solli vendim të mos i përjashtoj gjykatësit në “TNT”, siç kërkoi mbrojtja.

Sipas PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 bënë vepër kriminale duke e shkatërruar kompleksin ” Kosmos” nisur nga urrejtja politike.


Shtuar më 04/05/2018, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori