Mbahet seanca e rastit Monstra, priten bombat e prokurorisë
Ka vazhduar edhe sot me dyer të mbyllura për opinionin gjykimi për rastin “Monstra”, në të cilin janë nxjerrë dëshmi nga përgjimi i të akuzuarve nga ana e Policisë, sipas Masave të Veçanta Hetuese.

“Edhe sot ishin bisedat private. Këto janë në dobi tonën, pasi që këto janë biseda private dhe nuk dëshmojnë se të akuzuarit e kanë kryer veprën për të cilën ngarkohen. Presim që “bombat” e Prokurorisë Speciale t’i zbardhin vrasësit e vërtetë”, thotë për Portalb.mk, avokati, Naser Raufi.

Në pyetjen se kur pritet që të fillojë nxjerrja e “bombave” të cilat supozohet t’i posedojë PSP, Raufi thotë se pas 2-3 seancave gjyqësore.

Ndryshe, në seancën e sotme kanë marrë pjesë, trupi gjykues, avokatët, të akuzuarit bashkë me avokatët e tyre, familjarët e të vrarëve bashkë me avokatët e tyre dhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe OJQ-së Koalicioni për Gjykim të Drejtë. Gazetarët edhe këtë seancë nuk u lejuan pasi që materialet që janë nxjerrë janë të klasifikuara.

Seanca e radhës do të mbahet më 15 mars, e cila gjithashtu do të jetë me dyer të mbyllura për opinionin.
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori