Mbahet seanca e parë ndaj vendimit të presidentit Ivanov
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë gjatë ditës së sotme do të mbahet Komisionin për vlerësimin e bazës së propozimit për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për vendimin për abolim.

Komisioni pritet të shqyrtojë propozimin e opozitës për ngritjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së presidentit Ivanov, shkruan Portalb.

Komisioni numëron 11 anëtarë. Kryetar është deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski, nga grupi i deputetëve të së cilit janë edhe pesë anëtarë, ndërsa nga dy anëtarë janë të BDI-së dhe LSDM-së dhe një i PDSH-së./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori