Mbahet Konferenca "Praktika gjyqësore e Maqedonisë"
Pëlqej
Në organizim të Akademisë për trajnime dhe gjykatës dhe prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë sot dhe nesër do të mbahet konferencë fillestare me temë "Praktika gjyqësore e Maqedonisë".

Konferenca është me rastin e fillimit të Projektit për përforcimin e kapaciteteve të gjyqësisë së Maqedonisë përmes përmirësimit të shfrytëzimit të praktikës gjyqësore si burim shtesë i së drejtës. Financohet nga Mbretëria e Holandës, ndërsa si partner implementues, Akademia do të bashkëpunojë me Qendrën për bashkëpunim ndërkombëtar juridik (CILC) nga Mbretëria e Holandës.

Krahas tyre, si partnerë kryesorë në pajtim me Projektin e miratuar, në shtetin tonë do të jenë Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Drejtësisë, Oda e avokatëve të Maqedonisë, fakultetet juridike në kuadër të universitetit "Shën Cirili dhe Metodij" dhe "Evropa Juglindore", si dhe Qendra juridiko-hulumtuese e Maqedonisë.

Në hapjen e Konferencës do të drejtohet ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski, Simeone Filipini ambasador i Holandës, Safet Aliu zëvendëskryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë dhe drejtoresha e Akademisë për trajnime dhe gjykatës dhe prokurorë publikë e Republikës së Maqedonisë, Aneta Arnaudovska dhe Eric Vincken ish-menaxher projektues CILC.

Krahas folësve kombëtarë, në këtë ngjarje fjalim për rëndësinë e praktikës gjyqësore në sistemet kombëtare juridike do të kenë edhe ekspertë nga Holanda dhe nga Republika e Çekisë.
Shtuar më 12/11/2010, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori