Një djalë 15 vjeç nga fshati Mavrovë është mbytur në ujërat e liqenit të Mavrovës, pak çaste pasi ishte zhytur për të notuar. Trupi i pajetë është gjetur të premten në mëngjes. Ngjarja ka ndodhu në afërsi të manastirit “Shën Nikolla”, në fshatin Mavrovë, të enjten rreth orës 14 e 30 minuta.
Sipas asaj që njofton KOHA, djaloshi ka tentuar që të kalonte me not nga penda tek një platformë e largët rreth 200 metra, te bregu ku paraprakisht kishin arritur dy shokët e tij.
Sipas dëshmive të tyre, tashmë i ndjeri me inicialet Q.S (15), sa po kishte
filluar të notojë, ishte
fundosur dhe nuk kishte dalë më mbi sipërfaqen e ujit.
Deri në mbyllje të gazetës, ekipet e policisë së
Gostivarit kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë. Nga Policia e
Gostivarit njoftojnë që kanë
filluar hetimet për zbardhjen e të gjitha rrethanave që çuan deri tek ky rast tragjik. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2012,
ora 18:02