Sot mblidhet Kuvendi, Ina Zhupa kërkon interpelancë me ministren e Kulturës, çështjet që do të diskutohen

Sot, e enjte 26 janar 2023, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Seanca plenare do të nisë në orën 10:00.

Ndërsa rendi i ditës parashikon se sot do të zhvillohet seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Fjalimet përshëndetësi për përkujtimin e kësaj dite do të mbahen nga kryetarja e Kuvendit znj. Lindita Nikolla, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe  kryetarët e grupeve parlamentare.

Ndërsa në orën 11:00 kuvendi do të miratojë procesverbalin e seances plenare të dates 16.1.2023.

Do të ketë pyetje për Ministren e Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho dhe interpelancë me Ministren e Kultures Elva Margariti nga deputetja Ina Zhupa.

Ndërkaq do të diskutohet akti normativ Nr.19 , date 29.12.2022 ” Per disa ndryshimr ne Ligjin nr. 115/2021, “Per Buxhetin e vitit 2022″, te ndryshuar dhe projektiligji për gazet serrë të florinuara.

Do të diskutihe ndër të tjera përer aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen Nderkombetare te HongKongut dhe për Riciklimin e Sigurt dhe Mjedisor te Anijeve, 2009” 9.

Çështje të tjera:

-Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombetare”, te ndrysh uar”

– Projektligj “Per miratimin e rezolutave nr.663 ” Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI ” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD)

-Projektligj ” Per miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC)”

– Projektvendim ” Per miratimin e plani vjetor 2023 per zbatimin e programit te statistikave zyrtare 2022-2026″.

– Projektvendim ” Per ngritjen e Komisionit Hetimor “Per verifikimin e ligjshmerise se shpenzimeve te udhetimeve me avion jashte shtetit te Kryeministrit ne detyre , nga data 10.9.2013 deri me date 31.1 0.2022.

– Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

– Diskutime per çeshtje jashte rend it te dites (60′).

.albeu.com/