Mediat italiane për trazirat në Tiranë: Asgjë serioze, testi i vërtetë është 25 maji

Pasditen e djeshme, në rrugët e Tiranës ka patur shumë përplasje midis policisë dhe tifozëve huliganë të holandës por jo vetëm.

Disa nga efektivët e policisë janë plagosur por për fatin e mirë nuk kanë asgjë serioze, ndërkohë që disa tifozë holandezë janë shoqëruar në komisariat. Por mediat italiane nuk i konsiderojnë serioze këto skena në rrugët e Tiranës, pasi rreziku mund të jetë pikërisht sot, më 25 maj.

Pikërisht për të shmangur problemet ditën e sotme qeveria Shqipërisë ka vendosur që 25 maji të jetë festë publike, për të shmangur problemet me trafikun dhe gjithashtu për të mbrojtur ata që kanë një aktivitet tregtar. Sërish për arsye të rendit publik janë rregulluar tre zona të ndryshme tifozësh, me ato të Feyenoord-it dhe Romës të vendosura në dy pika të ndryshme të qytetit. Fanzona e tretë, ajo e dedikuar për shqiptarët, është në zemër të Tiranës, pra sheshi Skënderbej.

Megjithatë, disa përplasje nuk janë parandaluar, asgjë serioze, por testi i vërtetë  është dita e ndeshjes. Janë planifikuar edhe 176 fluturime të tjera, me qytetin që pret mijëra tifozë pa bileta. Një situatë e ardhur nga keqmenaxhimi i biletave nga UEFA dhe një stadium vetëm 22500 vendesh. Agjencitë ligjzbatuese shqiptare, italiane dhe holandeze, këto të fundit për të dhënë dorën edhe duke njohur tifozët, do të vendosen në masë për të shmangur më të keqen. Shqipëria e di shumë mirë që po luan shumë përsa i përket besueshmërisë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.05.2022 08:14